Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » Zidane, aksioner klubi
9:38 AM
Zidane, aksioner klubi
Zidane është mes aksionerëve të rinj të Rodezit, skuadra e qytezës me të njëjtin emër në jug të Francës, që luan në divizionin e katërt. "Kemi kënaqësinë dhe nderin e madh t’ju njoftojmë se Zinedine Zidane mbështet projektin e Rodez Aveyron Football", ka deklaruar klubi në faqen e tij të internetit. Zizou, 40 vjeç, ka nënshkruar rritjen e kapitalit të ekipit nga 121 mijë në 240 mijë euro bashkë me disa biznesmenë të qytetit dhe disa ish-futbollistë. Mes tyre spikat Olivier Dacourt, që dikur ka luajtur me klubet prestigjoze italiane të futbollit, si Roma dhe Inter.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus