Kyresore » 2014 » Shkurt » 2 » Zidane trajneri i ardhshem i Frances?
7:10 AM
Zidane trajneri i ardhshem i Frances?
Franca, Deshamp shikon Zidan si pasuesin e tij Didier Deshamp mendon se Zinedin Zidan është njeriu ideal për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës. Zidan aktualisht është zëvendësi i Karlo Ançelotit te Reali, megjithatë sipas Deshamp kjo nuk e pengon aspak ish Kampionin e Botës të marrë drejtimin e kombëtares së gjelave në të ardhmen."Është mëse e mundur. Zidan e ka marrë gradën e trajnerit dhe unë mendoj se ai është tekniku i duhur për këtë kombëtare, pasi Zidan e dashuron Francën. Ai po merr eksperiencën e duhur te Reali i Madridit dhe në të ardhmen mund të bëhet një teknik I madh”. Zidan dhe Deshamp kanë qenë së bashku pjesë e kombëtares transalpine gjatë fitimit të Kupës së Botës në vitin 1998 dhe që prej asaj kohe ata janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus