Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Zlatan Ibrahimoviç blen ishull
2:31 PM
Zlatan Ibrahimoviç blen ishull
Pas një Evropiani me dritë-hije, Zlatan Ibrahimoviç ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’u ngushëlluar, duke blerë një ishull.Sulmuesi suedez ka paguar 2.5 milionë euro për pronën që është 500 hektarë, ku ai do të ushtrojë pasionin e tij "dytësor”, gjuetinë e derrave të egër dhe drerëve.Ishulli i Davenso gjendet në liqenin e Malaren, i treti për nga madhësia në Suedi, vetëm 1 orë me makinë larg kryeqytetit Stokholm.Sipas "Aftonbladet”, Ibra bëhet zyrtarisht pronar i ishullit me 1 korrik, e njëjta ditë kur mbyllet Evropiani. Në këtë aktivitet sulmuesi ka shënuar një nga golat më të bukur të turneut, por Suedia e tij nuk ka mundur të kalojë turin.Gazeta suedeze bën të ditur se kjo do të jetë shtëpia e pushimeve dimërore për Ibrahimoviç, që kalon shumë kohë nëpër pyje me çifte në dorë sa herë që i jepet mundësia, ose kur është i dëmtuar dhe ka nevojë për riaftësim.
Kuptohet që ishulli nuk ka luksin e pronave të tjera të suedezit, i cili ka shtëpi jo vetëm në Milano, por edhe në Nju Jork e Vaksholm. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai është bërë edhe pronari i një qendre për skiatorë në Norvegji, ndaj blerja e një ishulli nuk ka se si të quhet çudi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus