Kyresore » 2012 » Shkurt » 25 » Zvicra me pesë shqiptarë kundër Lionel messit
11:53 PM
Zvicra me pesë shqiptarë kundër Lionel messit
Hicfild për ndeshjen kontrolluese me Argjentinën, ka ftuar pesë futbollist shqiptar, prej të cilëve dy me prejardhje nga Maqedonia dhe tre kosovarë. Ndeshja me Argjentinën do të zhvillohet më 29 shkurt... Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar listën e futbollistëve që ka ftuar për ndeshjen miqësore të 29 shkurtit kundër Argjentinës. Në listën e Hitzfeldit gjenden pesë futbollistë shqiptarë, prej të cilëve dy shqiptar me prejardhje nga Maqedonia:- Admir Mehmedi dhe Blerim Xhmaili, ndërsa tre kosovarët janë:- Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami. Mesfushori bogovinas Xhemaili këtë stinor ndonëse nuk është titullar te Napoli, prapë skuadra e tij po arrin suksese. Napoli po ashtu po bën befasi në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mposhti Chelsean me rezultatin 3:1. Mehmedi i cili në janar i është bashkuar gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev, në kontrollueset pati një paraqitje të mirë ku dhe tundi rrjetat kundërshtare.Shaqiri e Xhaka po shkëlqejnë me Baselin këtë stinor. Kjo dyshe të mërkurën me Baselin, bëri befasi duke e mposhtur Bayern Munih në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Baseli po ashtu është duke kryesuar në kampionatin zviceran. Behrami është lojtar titullar te Fiorentina. Nga shqiptarët e ftuar më së shumti paraqitje për Zvicrën ka Valon Behrami, 32 sosh, ka shënuar dhe dy gola. Gjithashtu edhe Argjentina ka publikuar listën. Ajo në përballjen me Zvicrën do të paraqitet me skuadrën më të fortë, do të jetë edhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi. Ndeshja mes Zvicrës dhe Argjentinës do të zhvillohet në stadiumin "Stade de Suisse" të Bernit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus