Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Zvicra na "vjedh" edhe Bashën
1:38 PM
Zvicra na "vjedh" edhe Bashën
Shqipëria humbet edhe një tjetër talent: Migjen Bashën. Edhe pse trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë punuar prej kohësh që ta afrojnë në skuadër, përsëri janë homologët e Zvicrës ata që dalin triumfues. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që po bën me skuadrën e Torinos në Serie A, Basha ka rënë në sytë e trajnerit të Zvicrës, Otmar Hitzfield. Ky i fundit të shtunën e shkuar pat dërguar në Itali, respektivisht në derbin Juventus-Torino, asistentin e tij Michael Bont, i cili e ka ndjekur nga afër mesfushorin kosovar. Migjen Basha posedon si pasaportë zvicerane edhe shqiptare, ndaj zviceranët po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum faktin e dynënshtetësisë së lojtarit. Xherdan Shaqiri (Bayern Munchen), Valon Behrami (Napoli), Granit Xhaka (Borussi Munchegladbah), Blerim Xhemajli (Napoli) dhe Admir Mehmedi (Dinamo Kiev) janë gjithashtu futbollistë shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus