Kyresore » 2012 » Gusht » 3 » Zvicra nuk pati gjasa pa Xhakën e Shaqirin
10:03 AM
Zvicra nuk pati gjasa pa Xhakën e Shaqirin
Përfaqësuesja U-23 e Zvicrës në futboll e ka përfunduar në pozitën e fundit në grup paraqitjen në lojërat olimpike "Londra 2012". Zvicra të mërkurën, në ndeshjen e fundit u mposht nga Meksiko me rezultatin 1:0. Më herët barazoi 1:1 me Gabonin dhe humbi 2:1 nga Koreja e Jugut. Me vetëm një pikë në tri ndeshje, Zvicra përfundoi e fundit në Grupin B. Pjesë e Zvicrës në turneun olimpik ishin tre futbollistë shqiptarë, mesfushorët Amir Abrashi e Pajtim Kasami si edhe sulmuesi Admir Mehmedi. Të tre shqiptarët startuan te Zvicra në përballjen e fundit. Abrashi u zëvendësua në minutën e 76-të, Kasami në të 85-n, derisa Mehmedi luajti tërë takimin. Tre shqiptarët luajtën edhe në dy takimet tjera të zhvilluara në grup. Paraqitja e Zvicrës në Lojëra Olimpike, nga ekspertët e futbollit në këtë vend është vlerësuar shumë e dobët. Edhe paraqitja e Zvicrës jashtë fushës së blertë është vlerësuar katastrofale për shkak të fyerjeve raciste ndaj koreanëve të lojtarit zviceran Michel Morganella.Por sa i takon paraqitjeve në fushë, ekspertët zviceranë janë pajtuar se ato ishin të dobëta për shkak të mungesës së dy mesfushorëve kosovarë, Xherdan Shaqirit (20) e Granit Xhakës (19). Dy yjet e futbollit në Zvicër gjatë verës braktisën Baselin për të kaluar në Bundesligë. Shaqiri firmosi me Bayern Muenchenin, ndërsa Xhaka me Borussia Mounchengladbachun. Shaqiri më herët kishte bërë të ditur se nuk do të luajë në Lojëra Olimpike, pasi dëshiron të koncentrohet te gjiganti bavarez. Ndërsa Xhaka fillimisht ishte ftuar, por më pas ishte vendosur që edhe ai të lirohet, me qëllim që të koncentrohet në klub të ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus