Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Zyrtare: FIFA lejon Kosovën të luajë në ndeshje miqësore
2:10 PM
Zyrtare: FIFA lejon Kosovën të luajë në ndeshje miqësore
Më në fund, një lajm i mirë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur ta lejojë Kosovën që të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuese. Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja zyrtare e shtëpisë së futbollit botëror. 
"Komiteti Ekzekutiv e ka aprovuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore, në përputhje me artikullin 79 të Statutit të FIFA-s”, shkruan në FIFA.com.Përpjekjet e shumta të drejtuesve të futbollit kosovar më në fund kanë marrë frytet e para. Natyrisht, objektiv i FFK-së është pranimi i plotë i futbollit kosovar në atë ndërkombëtarNë këto momente, Federata e Futbollit të Kosovës është duke mbajtur konferencë për shtyp, për të dhënë informata të detajuara pikërisht për këtë çështje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus