Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Zyrtare: Montolivo, lojtar i Milanit
5:19 PM
Zyrtare: Montolivo, lojtar i Milanit
Ka nisur rreth orës 9:30 të mëngjesit vizita e parë e Riccardo Montolivos si futbollist kuqezi. Mesfushori që pritet të firmosë me Milanin në ditët e ardhshme, ka mbërritur në Milano në orën 9:30 të mëngjesit dhe, i shoqëruar nga mjeku "Stefano Mazoni”, ka vizituar spitalin "Busto Arsizio”, ku 27-vjeçari përveçse ka parë nga afër ambientet e tij i është nënshtruar disa analizave ortopedike dhe okulistike, të cilat përfunduan rreth orës 13:00. Pas tyre, ai është transferuar në "Milanelo” ku dhe ka drekuar me Maxonin që e ka ndjekur gjatë gjithë ditës së tij të parë si kuqezi. Por "shëtitja” nuk ka përfunduar këtu, sepse më pas Montolivo ka udhëtuar në qendrën sportive "Karnago”, ku blerja e re kuqezi ka zhvilluar disa teste atletike dhe fizike falë të cilave stafi mjekësor i Milanit ka kërkuar të marrë të dhënat e para lidhur me gjendjen e lojtarit, që prej më shumë se një jave vuan edhe një dëmtim muskulor. Pasi ka përfunduar edhe këto seanca, Riccardo Montolivo ka përshëndetur mjekun Mazoni dhe është rikthyer në "Kovercano”, ku Kombëtarja e Italisë është mbledhur nën urdhrat e trajnerit Prandelli, në pritje të testeve të para në prag të Evropianit. Kujtojmë që shumë shpejt ish-mesfushori i Fiorentinës do të firmosë me Milanin një kontratë 4-vjeçare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus