Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Zyrtare: Mourinho rinovon deri më 2016
4:49 PM
Zyrtare: Mourinho rinovon deri më 2016
Jose Mourinho dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre deri në fund të sezonit 2015-2016. Mediat spanjolle bëjnë të ditur lajmin pa dhënë detaje të tjera për termat ekonomikë. Pas dy sezonesh në ekipin "merengues” dhe pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, vjen lajmërimi befasues nga klubi i kryeqytetit spanjoll.Tekniku portugez ka fituar dy tituj me Real Madrid që pas marrjes së drejtimit të këtij klubi në vitin 2010. Në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa në sezonin që sapo përfundoi arriti të fitonte titullin kampion.
Ndërsa në Ligën e Kampioneve ka "ngecur” dy herë në gjysmëfinale, në vitin 2011 ndaj Barcelonës dhe ndaj Bayern Munchen këtë sezon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus