Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » Zyrtare, Oskar te Çelsi
9:15 PM
Zyrtare, Oskar te Çelsi
Çelsi ka përfunduar transferimin e mesfushorit brazilian Oskar nga Internacional, pasi ka paguar 25milion paund për talentin ri të futbollit në Brazil. Lojtari është pjesë e kombëtares olimpike të vendit të tij dhe luajti në fitoren 2-0 kundër Britanisë së Madhe të premten, ndërsa do t’i bashkohet skuadrës së re vetëm pas përfundimit të Lojërave Olimpike.Gjatë kohëve të fundit, u hodhën shumë dyshime mbi arritjen e një marrëveshje, pasi lojtari tha se nuk do të lejonte të shpërqendrohej nga bisedimet për transferim, duke patur si objektiv kryesor për momentin vetëm pjesëmarrjen në Londër 2012.
Megjithatë, klubi anglez bëri sot lajmërimin për akordin përfundimtar mes palëve, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura detajet e kontratës së re të lojtarit që mban numrin 10 në radhët e përfaqësueses.Oskar ka kaluar te Internacional në fundin e vitit 2010, pasi doli nga akademia e Sao Paulo, falë të cilës arriti të fitonte një vend në kombëtaret e moshave të Brazilit. Ndonëse vetëm 20 vjeçar, ai ka arritur të luajë 6 ndeshje me kombëtaren e madhe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus