Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Zyrtare: Ranieri trajner i ri i Monacos
2:02 PM
Zyrtare: Ranieri trajner i ri i Monacos
Claudio Ranieri është caktuar trajner i ri i Monacos, ka konfirmuar vetë klubi francez.
Italiani 60-vjeçar, i cili po ashtu është lidhur me pozitën e zbrazët të West Bromit dhe Fiorentinës, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Ligue 2, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër."Monaco është e ngazëllyer të zbulojë se ka caktuar Claudio Ranierin si trajner. Ky caktim vjen pas një procesi kërkimor dhe rigoroz, gjatë të cilit Claudio Ranieri ka rezultuar si kandidati më i mirë për pozitën”."Ai tash konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në futbollin evropian dhe do t’i sjellë Monacos të gjithë përvojën e tij të pasur dhe arritjet në futboll”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus