Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Zyrtare: Roxhers, trajneri i ri i Liverpulit
9:43 PM
Zyrtare: Roxhers, trajneri i ri i Liverpulit
Mediat angleze kanë raportuar se Brëndan Roxhers po bëhet gati të firmosë një kontratë trevjeçare me Liverpulin, duke marrë drejtimin e kësaj skuadre që shkarkoi javën e kaluar trajnerin Keni Dalglish.Trajneri nga Irlanda e Veriut, i cili në dy sezonet e fundit ka drejtuar me sukses Suonsin duke e ngjitur në elitën e futbollit anglez, ishte kandidati surprizë që doli në skenë në ditët e fundit, pasi nga gara u tërhoq trajneri i Uigan, Roberto Martinez.Pronarët amerikanë të Liverpulit, kompania "FSG”, kanë rënë dakord që t’i paguajnë klubit uellsian të Suonsi një shumë që mendohet se kalon 5 milion paund për shkak se Roxhers ka një kontratë në fuqi me këtë ekip.
Detyra e tij në sezonin e ardhshëm do të jetë të ngrejë ekipin që kohët e fundit ka rënë nën nivelin e zakonshëm të paraqitjeve. Mjafton të kujtohet se në sezonin që përfundoi, Liverpuli u rendit në vendin e 8-të, ndërsa regjistroi vetëm 5 fitore në kampionat në ndeshjet e zhvilluara në vitin 2012.Në kontrast, Suonsi nën drejtimin e Roxhers ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke përfshirë edhe një sukses 1-0 pikërisht ndaj Liverpulit në javën e fundit të kampionatit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus