Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Zyrtare: Stramaçioni te Inter deri në 2015!
10:36 PM
Zyrtare: Stramaçioni te Inter deri në 2015!
Andrea Stramaçioni është zyrtarisht trajneri i Interit, duke hequr etiketën "i përkohshëm” që ka mbajtur gjatë këtyre dy muajve. Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, duke dalë nga zyra e tij."Nuk kam qenë i pranishëm në klub, por ishte ai dhe gjithçka ka përfunduar. Kontrata me të është rinovuar për tre vitet e ardhshme”. Lajmi më vonë është konfirmuar edhe nga ambientet e klubit zikaltër, ku Stramaçioni ka hedhur firmën në kontratën e re në praninë e Marko Branka dhe Piero Ausilio, ndërsa është folur edhe për merkaton.Pikërisht merkato është shqetësimi i javëve të ardhshme, ku zikaltërit duket se nuk kanë hequr dorë nga afrimi i një tjetër argjentinasi pas Palasios, sulmuesit të talentuar të Napolit, Ezekuiel Laveci."Duhej të takoheshim me De Laurentis por nuk e kemi bërë një gjë të tillë, pasi nuk kemi patur kohën e duhur në dispozicion, as ai, as unë”, ka pranuar Morati, duke treguar se futbollisti vazhdon t’i interesojë. "Por këtë vit duhet të kemi kujdes me të gjitha ndërhyrjet në merkato nga pikëpamja ekonomike”, ka përsëritur ai, duke lënë të kuptohet se do të vazhdohet strategjia e merkatos inteligjente, pa shpenzuar shuma të çmendura për futbollistë.

Ndërkohë, në xhepat e Moratit nuk do të rëndojë më rroga që i kishte mbetur Klaudio Ranierit nga kontrata e tij me zikaltërit. Ky i fundit, sapo është emëruar trajneri i ri i Monakos në kampionatin francez, duke firmosur për dy vite me skuadrën e principatës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus