Kyresore » 2012 » Maj » 6 » Ferguson ka frikë nga City për transferet
2:42 PM
Ferguson ka frikë nga City për transferet
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i brengosur për nivelin e shpenzimeve të fqinjve të tij të Manhcester Cityt, pasi ndjen se shumë transfere që ai ka planifikuar t’i bëjë mund të kalojnë te rivali i tij i përbetuar. "Askush nuk mund të arrijë fuqinë financiare të Manchester Cityt, askush. Tregu i transferimeve ka qenë i qetë për një kohë dhe mendoj se City këtu ka luajtur rol. Ata nëse duan mund të blejnë secilin lojtar në glob”."Nuk ka dyshime se ne do të transferojmë lojtarë. Ndoshta dy-tri, varet nga tregu. Ne duhet të pranojmë situatën. Ne do të tentojmë të marrim lojtarët e rinj nga akademia dhe t’i zhvillojmë ata. Këtu jemi të mirë. Scholesi dhe Giggs janë në fund të karrierës së tyre”, është shprehur Ferguson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus