Kyresore » 2012 » Maj » 6 » Guardiola: Messi më bëri trajner
1:01 PM
Guardiola: Messi më bëri trajner
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është i kënaqur me katër golat e Lionel Messit, pas fitores ndaj Espanyolit.Guardiola i tha lamtumirë turmës në Camp Nou me fitore ndaj Espanyol natën e kaluar."Leo ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë sezonit, unë nuk mund të jem xheloz. Pres që ai të bën këtë edhe në të ardhmen. Unë kam provuar që ta ndihmoj sa më shumë që kam pasur mundësi, ndërsa ai më ndihmoi të përmirësohem dhe të bëhem një menaxher i njohur", tha Guardiola.Messi ka vendos që të festoj golin e tij të katërt në përqafim të Guardiolas, i cili tha "Unë jam mirënjohës për gjestin e Leos. Unë kam marrë shumë dashuri nga lojtarët këtë herë, që dëshmon se ne jemi bashkë. I dua shumë dhe kjo është ajo që na ka mbetur".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus