Kyresore » 2012 » Maj » 6 » Messi, 1000 gola prapa Peles
12:42 PM
Messi, 1000 gola prapa Peles
Tashmë disa vite qarkullon debati nëse Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, ekziston një statistikë që aktualisht e lë atë shumë prapa njërit prej legjendave të lojës. Braziliani Pele në paraqitjet e tij në klube dhe përfaqësuesen braziliane ka realizuar 1281 gola, kurse Lionel Messi deri më tani ‘vetëm’ 270. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi në mesjavë theu rekordin e legjendës së Bayern Munichut, Gerd Muller për numrin e përgjithshëm të golave të shënuara brenda një edicioni. Argjentinasi me het-trikun që realizoi në fitoren 4-1 ndaj Malagas kaloi në kuotën e 68 golave, një më tepër se Muller. 

Për Messin vazhdon të debatohet nëse është apo jo futbollisti më i mirë në histori. Por, ekziston një krahasim që e lë atë larg njërit prej legjendave të lojës. Kjo mund të shërbejë ndoshta edhe si përgjigje se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave: Pele në paraqitet e tij në klube dhe përfaqësuesen braziliane ka realizuar 1281 gola, kurse Lionel Messi deri më tani ‘vetëm’ 270.

Mirëpo, duhet pasur parasysh se Messi është ende 24 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë para vetes, andaj një krahasim më i detajizuar mes tyre mund të bëhet vetëm pasi argjentinasi të ketë përfunduar karrierën. Nga një futbollist që ka fituar tri herë me radhë Topin e Artë mund të pritet gjithçka.

Çka ka mbetur nga rekordet?

Përveç që theu rekordin e Mullerit, Messi me het-trikun e tij të shtatë këtë sezon e tejkaloi edhe rivalin e tij nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo (6), kurse portugezin e ka lënë prapa edhe sa i përket kuotës së përgjithshme të shënimeve në La Liga (46:44).

Çka do të shënojë në vazhdim? Fillimisht, të famshmin Cesar Rodriguez (1920-1995), realizatori i 192 golave për Barcelonën, Messi është aktualisht në kuotën 165. Në kategorinë e golashënuesit më të mirë të gjigantit katalan në të gjitha garat, Messit i nevojiten edhe 110 shënime për të arritur te rekordmeni Paulina Alcantara (1896-1964), i cili realizoi 355.

Duke marrë parasysh moshën e Messit, ai së shpejti mund ta rrezikojë edhe rekordin e Raulit prej 71 golash në Ligën e Kampionëve. Messi tani gjendet në kuotën 51, kurse Raul ka zhvilluar 144 ndeshje në garën elite të klubeve evropiane për dallim nga 68 të argjentinasit.

Kurse sa i përket rivalitetit brenda Barcelonës, Messi dhe mesfushori Xavi janë një titull larg rekordit të trajnerit të tyre Pep Guardiolës, i cili si futbollist i gjigantit katalan fitoi gjashtë tituj të kampionit, njësoj sikurse Josep Samitier.

Chelsea ia pamundësoi Messit të bëhet golashënuesi më i mirë brenda një sezoni të garave evropiane (u ndal në 14 gola, aq sa Altafini i Milanit). Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, të gjithë rekordet e Messit janë të lidhura me Barcelonën, sepse bilanci i tij me fanellën e Argjentinës është dukshëm më negativ.

Për të nxjerrë një krahasim, golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares argjentinase, Gabriel Batistuta ka shënuar 56 gola, kurse Messi ‘vetëm’ 22.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus