Kyresore » 2012 » Gusht » 29 » Një “Panenka” lë Udinezen jashtë Champions (+VIDEO)
10:18 AM
Një “Panenka” lë Udinezen jashtë Champions (+VIDEO)
Një penallti e gjuajtur keq nga Maikosuel i Udinezes i kushtoi kësaj skuadre vendin në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi ekipi italian u mund me penallti nga portugezët e Sporting Braga. Dy klubet e mbyllen edhe ndeshjen e dytë në barazim 1-1, ashtu si të parën, ndaj skuadrat iu drejtuan penalltive.Kur gjuajtjet ishin 2-2, Maikosuel u mundua të shënonte me një "Panenka”, por portieri 30 vjeçar Beto kuptoi menjëherë qëllimin e mesfushorit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë ishin të saktë në gjuajtjet e tyre, duke bërë që Braga të fitonte 5-4 dhe të kualifikohej në fazën në grupe.Anderlehti ka kaluar me vështirësi në fazën tjetër të turneut, duke fituar 2-0 në Belgjike dhe 3-2 në rezultatin e përgjithshëm ndaj qipriotëve të AEL Limasol. Mbokani qetësoi skuadrën e tij duke i dhënë avantazhin skuadrës belge, ndërsa Jakovenko shënoi të dytin, duke bërë që Anderleht të kalonte turin dhe pse ishte mundur 2-1 në sfidën e parë. Malaga ka vazhduar "mrekullinë” e saj të vogël, kur skuadra e Pelegrinit ka arritur të mbajë në një barazim 0-0 Panathinakos, për të kaluar në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Kjo do të sjellë në arkat e klubit disa të ardhura që do të garantojnë pagesën e rrogave të lojtarëve aktualë derisa të gjendet një blerës i ri për klubin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus