Kyresore » 2012 » Gusht » 29 » Puyol këmbëngul: Dua të luaj ndaj Realit
10:22 AM
Puyol këmbëngul: Dua të luaj ndaj Realit
Nuk dëshiron ta humbasë El Klasikon e radhës, që do të përcaktojë fituesin e trofeut të parë sezonal në Spanjë. Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, i cili u dëmtua rëndë në në ndeshjen e kampionatit ndaj Osasunës, do të tentojë deri në finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës, sot në mbrëmje në "Santiago Bernabeu".
Prania e 34-vjeçarit në fushën e blertë është shumë e rëndësishme për skuadrën e Tito Vilanovës dhe këtë e tregojnë statistikat: Humbja e fundit e katalanasve në Madrit me Pyjol në fushë daton në maj të 2008 dhe i përket La Liga-s. Ndërkohë në krahun tjetër sigurohet prania, të paktën në 18-she e mbrojtësit Pepe, i cili u dëmtua në kokë pas një përplasjeje të dhunshne me portierin Iker Casillas në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Valencias.Qendërmbrojtësi portugez, i cili mungoi në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, iu bashkua të hënën skuadrës në stërvitje dhe pritet të luajë që nga në minuta e parë në finalen e sotme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus