Kyresore » 2012 » Shtator » 1 » Real Madrid, Kaka qëndron dhe gjobitet?
1:50 PM
Real Madrid, Kaka qëndron dhe gjobitet?
Lojtari brazilian është thuajse jashtë planeve të Mourinhos që nuk e ka grumbulluar në 3 nga 4 ndeshjet e deritanishme por mund të quhet rezervë luksi sepse paga e tij 9 mln Euro rëndon mbi buxhetin e klubit.Real Madridi po mendon të sanksionojë me gjobë Kaka pasi ky i fundit refuzoi të bashkohej me skuadrën për të bërë fotografi me trofeun e Superkupës. Braziliani dhe Coentrao nuk morën pjesë, por portugezi është i justifikuar me aryse personale ndërsa ai që do e pësojë është Kaka.Ish lojtari i Milanit i cili nuk u largua nga Madridi për mungesë ofertash në fundin e ndeshjes ishte pranë stolit të skuadrës por nuk të bënte foton me ekipin ashtu si të tjerët që nuk ishin grumbulluar si Granero, Varane, Jesus ose Morata. Mediat madje zbulojnë edhe arsyen e brazilianit që mund ta ketë bërë si hakmarrje: "Me atë që po më bëjnë mua nuk mund të shkoj e të bëj foto”.Lojtari brazilian është thuajse jashtë planeve të Mourinhos që nuk e ka grumbulluar në 3 nga 4 ndeshjet e deritanishme por mund të quhet rezervë luksi sepse paga e tij 9 mln Euro rëndon mbi buxhetin e klubit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus