Kyresore » 2012 » Maj » 6 » Sagna thyen këmbën, humb Evropianin
12:29 PM
Sagna thyen këmbën, humb Evropianin
Reprezentuesi i Francës, Bacary Sagna, do të mungojë në Evropianin 2012 të futbollit, pasi theu këmbën të shtunën në barazimin 3:3 të Arsenalit me Norwich Cityn, njofton faqja zyrtare e klubit. Mbrojtësi 29-vjeçar së fundi ishte kthyer në fushë, pasi kishte munguar që nga lëndimi i pësuar kundër Tottenhamit në tetor. Të shtunën ai theu këmbën e njëjtë të cilën e kishte lënduar rëndë në tetor. "Është thyer këmba, e njëjta këmbë. Ai është goditur në të, nuk ka ndodhur vetvetiu. Kur është goditur është thyer këmba. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme apo jo", ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, për faqen zyrtare të klubit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus