Kyresore » 2012 » Gusht » 29 » Superkupa e Spanjës
10:27 AM
Superkupa e Spanjës
Sot, në orën 22.30, Real Madrid dhe Barcelona do të luftojnë për trofeun e parë sezonal në Spanjë, Superkupën. Në Santiago Bernabeu, dy gjigandët e futbollit botëror do të ndeshen sërish pas takimit të parë të së enjtes të përfunduar me rezultatin 3-2 për katalanasit.Cristiano kundër Messi, dy kampionë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri do të vendosin sot edhe se kush do të jetë skuadra me më shumë fitore në historinë e dueleve mes madrilenëve dhe katalanasve sepse pas 110 vitesh dhe 220 ndeshjesh mes tyre, bilanci është ky: 87 fitore për secilin ekip dhe 46 barazime.Në lidhje me trofetë e fituar në historinë e tyre shekullore, sërish ka një ekuilibër të pabesueshëm: 74 trofe Reali kundër 73 të Barcelonës edhe pse madrilenët kanë një avantazh të konsiderueshëm kur bëhet fjalë për trofetë e rëndësishëm (kampionate dhe Liga Kampionesh).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus