Kyresore » 2012 » Shtator » 1 » Transferime me bollëk
2:16 PM
Transferime me bollëk
Gjatë afatit kalimtar të verës u realizuan transferime me bollëk të futbollistëve shqiptarë. Afro 50 prej tyre e ndërruan mjedisin gjatë këtyre dy muajve të pasur kalimesh. Ndër transferimet ‘boom’ mund të veçohen ato të Xherdan Shaqirit (Bayern Munich), Granit Xhakës (Borussia Monchengladbach) dhe Valon Behramit (Napoli).Afati kalimtar i verës, i cili përfundoi të premten mbrëma, ishte i pasur me transferime të shqiptarëve. Ishin rreth 50 futbollistë shqiptarë që e ndërruan mjedisin gjatë këtyre dy muajve të plotë sa zgjati afati kalimtar, derisa në ditën e fundit nuk pati ndonjë kalim ‘bombë’. 

Vlen të përmendet se në 24 orët e fundit, Agon Mehmeti u huazua nga Palermo në Novara, kurse Sehar Fejzullahu e la Grasshopersin për t’u transferuar një vit në Aarau. Marrë në përgjithësi, ky afat solli transferime të mëdha të lojtarëve shqiptarë.

Pa dyshim, transferi më i madh vlerësohet ai i Xherdan Shaqirit, për të cilin Bayern Munichu ia pagoi Baselit afro 12 milionë euro.

Rrugën e tij e ndoqi edhe Granit Xhaka, që e la futbollin zviceran për të zbarkuar në Bundesligë. Mesfushori kosovar iu bashkua Borussia Monchengladbachut nga Baseli për 8,5 milionë euro.

Transferim ‘boom’ bëri edhe Valon Behrami. Përfaqësuesi zviceran i dha fund eksperiencës në Fiorentinë pas një viti e gjysmë dhe e pranoi ofertën e Napolit, i cili pagoi afro 8 milionë euro.

Kur jemi te Serie A, s’duhet harruar rikthimin e Samir Ujkanit në Palermo pas tri vjetësh huazimi në Novara, ku e fitoi përvojën. Përparim në karrierë bëri edhe Adrian Nikçi. Mesfushori kosovar e la Zurichun dhe e shtoi numrin e shqiptarëve në Bundesligë, duke u transferuar në Hannover, ku deri dje luajti Altin Lala.

Shefki Kuqi e nisi një aventurë të re në futbollin skocez, ku nënshkroi me ekipin Hibernian. Ndërkaq, Albert Bunjaku dhe Enis Alushi u bënë bashkë në Kaiserslautern, pasi vendosën të largoheshin nga ekipet e deritashme, Nurnberg, respektivisht Paderborn.

Transferet e verës:

Nga Në

Xherdan Shaqiri Basel Bayern Munich

Granit Xhaka Basel Monchengladbach

Roland Gercaliu Lodz AUE

Astrit Ajdarevic Norrkoping Standard Liege

Valon Behrami Fiorentina Napoli

Emir Bajrami Twente Monaco

Ardian Nikçi Zurich Hannover

Shkëlzen Gashi Aarau Grasshopper

Atdhe Nuhiu Rapid Vjena Eskisehirspor

Samir Ujkani Novara Palermo

Mehmet Hetemaj Albinoleffe Reggina

Albert Bunjaku Nurnberg Kaiserslautern

Enis Alushi Paderborn Kaiserslautern

Altin Lala Hannover Bayern Munich II

Burim Kukeli Luzern Zurich

Edmond Kapllani Ausburg FSV Frankfurt

Samir Ramizi S.Nyonnais Servette

Ledian Memushaj Chievo Lecce

Valon Berisha Viking Salzburg

Valentin Gjokaj Luzern II D. Contry

Armando Sadiku Locarno Lugano

Gëzim Shalaj Kriens Lugano

Florian Berisha Sion Aarau

Labinot Sheholli Bienne Aarau

Faton Krasniqi Biel Grenchen

Denis Markaj Chiasso Bellinzona

Norbert Frrokaj Bellinzona Bruhl

Bajram Fetai Lyngby Denizlispor

Njazi Kuqi Panionios Atromitos

Odise Roshi Koln FSV Frankfurt

Orhan Ademi Altach Braunschëeig

Shefki Kuqi Oldham Hibernian

Shkëmb Miftari Stuttgart U19 Wolfsburg II

Albion Avdiaj Grasshopper II Wolfsburg U19

Edon Hasani Vllaznia Litex levoch

Zymer Bytyçi Sandens Salsburg

Agon Mehmeti Palermo Novara

Sehar Fejzullahu Grasshopper Aarau
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus