Kyresore » 2012 » Gusht » 29 » Vendos gruaja: Kaka mund të kthehet në Brazil!
10:20 AM
Vendos gruaja: Kaka mund të kthehet në Brazil!
Bashkëshortja e Rikardo Kaka ka lënë të kuptohet se mesfushori mund të kthehet në Brazil nëse largohet nga Real Madrid para përfundimit të merkatos verore. Mendohej se lojtari do të kërkonte një klub në Evropë për të tentuar kthimin në majat e futbollit evropian, por sipas bashkëshortes së tij, Karoline Celiko, ai po mendon që t’i bashkohet ish-skuadrës ë tij në Brazil."Ne po planifikojmë që të kthehemi në Sao Paulo me të gjithë familjen. Nëse Kaka largohet nga Madridi, nuk do të shkojmë në asnjë vend tjetër”, ishin fjalët e saj.Kjo deklaratë ka ardhur pak kohë pasi Adriano Galiani, administratori i Milanit, mbylli përfundimisht merkaton e kuqezinjve me huazimin e Bojan nga Roma."Unë vazhdoj ta them, edhe pse nuk më besoni: me huazimin e Bojan nga Roma, merkatoja jonë është e mbyllur përfundimisht. Nuk do të ketë ndonjë udhëtim drejt Madridit për Kaka, as ndonjë blerje tjetër si ajo e Noçerinos një vit më parë. Palombo na u ofrua, por e refuzuam. Keroll? Kemi shumë sulmues tashmë”, ishin fjalët e drejtuesit të kuqezinjve. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus